Katica Janeva: Gjykata të reagojë për kërcënimet ndaj Fetait dhe Bubevskit

Maqedonia

Katica Janeva: Gjykata të reagojë për kërcënimet ndaj Fetait dhe Bubevskit

Më: 27 janar 2019 Në ora: 18:30
Katica Janeva

Prokurorja kryesore e PSP-së, Katica Janeva, i bëri thirrje gjykatës të reagojë ndaj kërcënimeve të avokatit dhe deputetit të BDI-së, Ejup Alimi, ndaj prokurove Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski në rastin “Titanik”.

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai të enjten tha në gjykatë se ndaj saj dhe ndaj prokurori Gavrill Bubevski ka pasur kërcënime serioze nga avokati i deputetit të akuzuar të BDI-së, Ejup Alimi.

Janeva në intervistë për “Kod” në TV Telma thotë se ka ditur për këtë dhe se kërcënimet kanë ardhur për shkak se gjykata nuk ka marrë masa të mjaftueshme ndaj lëvizjeve që i kanë bërë të akuzuarit për parregullsi zgjedhore.

“Gjithë kohën kishte sinjale se diçka nuk është vendosur rend në gjykatë. Përgjegjësia bie mbi gjykatën. Nuk mund që avokati verbalisht të sulmojë jashtë gjykatës, dhe dënoj ashpër gjykatën se nuk merr parasysh kërcënime të tilla. Kjo duhet të kontrollohet nëse është saktë ose jo”, thotë Janeva.

Ola Ristova, gjyqtarja që e udhëheq rastin thotë se në gjykatë nuk është paraqitur asnjë kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat