Gjykata e Apelit sot vendos për ankesën e Jankulloskës për dënimin me burg

Maqedonia

Gjykata e Apelit sot vendos për ankesën e Jankulloskës për dënimin me burg

Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:40
Gordana Jankulloska

Gjykata e Apelit në Shkup sot duhet të vendosë për ankesën e ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për aktgjykimin në rastin “Tanku” të PSP-së.

Jankulloska në këtë lëndë më 8 tetor të vitit të kaluar u dënua me gjashtë vite burg. Gjykimi ndaj saj u zhvillua ndaras, për shkak se ishte shtatzënë.

Në rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej rreth 600 mijë euro, me burg u dënua edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai u dënua me 2 vite burg, për shkak të të cilave edhe u arratis në Hungari ku edhe mori azil politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat