Komunikacioni në Maqedoni, ulet dukshmëria në Tetovë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, ulet dukshmëria në Tetovë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:16
Foto Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet në korsi të lagura. Në disa vende ka mbetje të borës, pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkak të mjegullës dukshmëria në Tetovë është ulur deri në 50 metra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat