Mungojnë avokatët e Jankulloskës, anulohet seanca për ankesën e dënimit me burg të ish-ministres

Maqedonia

Mungojnë avokatët e Jankulloskës, anulohet seanca për ankesën e dënimit me burg të ish-ministres

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:24
Foto Ilustrim

Është anuluar seanca në Gjykatën e Apelit në Shkup, në të cilën duhej të vendosej për ankesën e Gordana Jankulloskës, ndaj aktgjykimit për lëndën “Tanku”, ku ish-ministrja u dënua me gjashtë vite burg.

Arsye për anulimin e seancës ishte mungesa e avokatëve të Jankulloskës, Boro Tasevski dhe Sanja Aleksiq. Aleksiq ka pasur probleme, ndërsa Tasevski nuk i pranishëm në gjykatë për shkaqe private, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Cvetanka Periq i pranoi arsyetimet dhe gjykimi u shty për më 25 shkurt.

Nëse gjykata e konfirmon dënimin, sipas Ligjit për vuajtjen e dënimeve, Jankulloska mund të kërkojë shtyrje të vuajtjes së dënimit, pasi fëmija i saj akoma nuk i ka mbushur një vit.

Ndryshe, në rastin e njëjtë ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me 2 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat