Dimitrov: Për një apo dy javë Maqedonia merr ulësen në NATO

Maqedonia

Dimitrov: Për një apo dy javë Maqedonia merr ulësen në NATO

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:49
Nikolla Dimitrov

Maqedonia këtë javë ose në fillim të javës që vjen do ta nënshkruan protokolin për NATO, ndërsa në ulësen e Këshillit Veriatlantik do të ulet menjëherë pasi protokoli do të ratifikohet në Parlamentin grek, thotë shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. 

"Këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do të duhet të nënshkruhet protokoli për NATO. Pastaj duhet të kthehet në parlamentin grek për ratifikim. Shpresoj pastaj që të gjithë miqt tanë, ndër të parët Lituania, do ta ratifikojnë në Kuvendet e tyre. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe dispozitat tjera të Marrëveshjes së Prespës", tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat