MPPS dorëzon në Prokurori dokumentet me keqpërdorimet në sistemin pensional

Maqedonia

MPPS dorëzon në Prokurori dokumentet me keqpërdorimet në sistemin pensional

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:10
Ilustrim

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se ka ngritur padi penale ndaj personi të panjohur dhe në Prokurorinë Themelore i ka dorëzuar gjitha dokumentet nga analiza e sistemit pensional, ku u zbuluan parregullsi në lidhje me ndarjen e kontributeve për një pjesë të pensionistëve të ardhshëm.

“Hetimet themelore të cilat i ka bërë Ministria, me institucionet financiare ndërkombëtare për herë të parë pas 12 viteve, kanë zbuluar se 12 mijë pagues të sigurimit kanë mbetur vetëm në shtyllën e pensioneve shtetërore”

“Për ata aspak nuk janë ndarë mjete në shtyllën private (e dytë), edhe pse paguesit e sigurimit i kanë plotësuar kushtet. Në këtë mënyrë ju është pamundësuar e drejta për pension 12 mijë pensionistëve të ardhshëm. Kështu një pagues i sigurimit me pagë mesatare ka humbur rreth 95 mijë denarë në periudhën prej vitit 2007 deri 2018”, thonë nga MPPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat