PSP e publikoi padinë penale të prokurorit Bubevski kundër avokatit Arsllani

Maqedonia

PSP e publikoi padinë penale të prokurorit Bubevski kundër avokatit Arsllani

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:34
Ilustrim

Prokurori Gavrill Bubevski ka ngritur padi penale kundër avokatit Mefail Arsllani për shkak ekzistimit të bazës së dyshimit se i denoncuari ka bërë vepër penale “Kërcenim të sigurisë” nga neni 144, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, informojnë nga Prokuroria Speciale Publike.

Në një nga seancat për rastin “Titanik 3”, prokurorët Bubevski dhe Fetai theksuan se avokati Arsllani ua ka kërcënuar dhe ua ka shkelur sigurinë, por ai e mohoi këtë, duke theksuar se si avokat në mënyrë profesionale e kryen detyrën e tij dhe se gjetjet e prokurorëve janë për shkak hapësirës mediale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat