Prokuroritë ankohen për mungesë kuadri dhe kushte të vështira

Maqedonia

Prokuroritë ankohen për mungesë kuadri dhe kushte të vështira

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:09
Ilustrim

Prokuroritë publike, në vitin 2017, janë ballafaquar me kushte të vështira për punë. Në shqyrtimin e raportit për punën e vitit 2017 në kuvend, prokurori i Prokurorisë së përgjithshme republikane, Vllatko Georgievski, deklaroi se në vitin 2017 prokuroritë publike kanë vepruar për 28 753 kryerës të veprave penale, prej të cilëve 17402 për persona të rritur, 1074 fëmijë dhe 10 277 kryerës të panjohur. Ndërsa janë zgjidhur 16 698 lëndë dhe kanë mbetur të papërfunduara 12 939 për shkak të kontrollimeve tek organet tjera shtetërore ose për ekspertizë.

"Në përqindje, gjatë vitit 2017 janë zgjedhur 56 për qind nga numri i përgjithshëm i lëndëve. Një nga prokuroritë më të mëdha në Maqedoni, Prokuroria themelore në Shkup, e cila ka vepruar për 12 022 persona, vepron vetëm me 47 prokuror publik, nga të parashikuarit 62 prokuror publik. Ngjashëm veprojnë edhe prokuroritë tjera", tha Vllatko Georgievski, Prokuror publik.

Prokurori publik ka potencuar se edhe krahas faktit që masa e paraburgimit perceptohet si masë shumë e pranishme, në vitin 2017 ajo është caktuar vetëm për 451 persona, respektivisht për 1.5 për qind të rasteve.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, deputeti Zoran Iliovski deklaroi se Raporti dëshmon që me sa vështirësi ballafaqohen prokuroritë. Ai shtoi se Kuvendi e posaçërisht pushteti duhet të përkushtojnë më shumë vëmendje që gjendja të rregullohet sa më shpejtë.

"Nuk mund të presim nga institucioni ti plotësojë 100 për qind obligimet e saj, nëse nuk jemi munduar që tu japim mundësi që ti kryejnë obligimet e tyre me kapacitet të plotë. Përveç hapësirave dhe kapaciteteve tjera që duhet të arrihen, është e qartë se ka mungesë edhe të prokurorëve publik, të kuadrit profesional. Dhe si tani të presim nga dy persona të bëjnë punë për pesë persona. Normal që ose do të gabojnë në punë, ose nuk do u kushtojnë vëmendje sa duhet lëndëve", u shpreh Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska tha se Raporti i prokurorisë publike dëshmon që ligjet për reforma në gjyqësor duhet të sillen urgjentisht.

Sundimi i të drejtës, reformat që pasojnë janë ngushtë të lidhura me atë që do të thotë funksionim i Prokurorisë publike. Ky raport me të vërtet dëshmon se patjetër me seriozitet duhet të veprojmë ndaj miratimit të Ligjit për Prokurori publike, tu mundësojmë që kompetencat që i ka Prokuroria Publike në pajtueshmëri me Ligjin për Padi penale të mundet të njëjtat profesionalisht ti zbatojë – deklaroi Snezhana Kaleska, LSDM.

Pas qëndrimeve të deputetëve të pushtetit dhe shumicës, përfaqësuesi i Prokurorisë publike republikane, Vllatko Georgievski shtoi se për fat të keq nuk ka asnjë lëvizje konkrete, duke potencuar që mungon rregullimi i normave ligjore që do ti zgjidhnin këto probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat