Gjorçev kërkon nga zëvendëskryeministrat që të heqin dorë nga rritja e pagave të tyre

Maqedonia

Gjorçev kërkon nga zëvendëskryeministrat që të heqin dorë nga rritja e pagave të tyre

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:31
Vllatko Gjorçev

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, kërkoi nga zëvendëskryeministrat që heqin dorë nga rritja e pagave të tyre me vlerë prej 8.000 denarëve, e cila parashihet me ndryshimet e reja në Ligjin për pagat dhe kompensimet e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar.

“U bëjë thirrje Sheqerinskas, Oliver Spasovskit, Koço Angjushevit, Hazbi Likës, për të cilin kemi dëgjuar se me muaj nuk shkon në punë, si dhe Bujar Osmanit që të heqin dorë nga kjo rritje e papërshtatshme të pagave tyre për 8.000 denarë. Është turp”, tha Gjorçev.

Iniciativa e tij që të hiqet nga rendi i ditës propozimi për ndryshimet dhe plotësimit të Ligjit, u pranua nga Kuvendi.

Me ligjin parashikohet që koeficienti për konfirmimin e pagës për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, nënkryetarin e Kuvendit dhe zv. kryeministrat e Qeverisë të jetë 4.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat