Paraqiten raste të reja me epideminë e fruthit

Maqedonia

Paraqiten raste të reja me epideminë e fruthit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën për Sëmundje Infektive, u paraqitën katër raste të dyshimta të fruthit, dy prej të cilave u shtruan në spital për trajtim të mëtejshëm.

“Bëhet fjalë për një fëmijë shtatë muajsh, i cili nuk ka qenë i vaksinuar dhe një edukatore 35-vjeçare e cila ka punuar në çerdhen e Kisella Vodës. Në Klinikë aktualisht ka 26 pacientë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se me vaksina MRP, që nga fillimi i epidemisë më 3 janar, janë vaksinuar gjithsej 4.387 persona. Vetëm këtë mëngjes, deri në orën 9:00 janë vaksinuar 42 pacientë.

Lidhur me frikën se epidemia do të shtyjë gjysmës së dytë të vitit shkollor, nga ministria thonë se deri më tani nuk priten ndryshime dramatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat