Maqedoni, për disa ditë janë paraqitur 30 kandidatë në konkursin për antikorrupsion

Maqedonia

Maqedoni, për disa ditë janë paraqitur 30 kandidatë në konkursin për antikorrupsion

Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:59

Më shumë se 30 persona deri të premten janë paraqitur në Kuvend për konkursin për anëtarë të përbërjes së re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, njofton “Makfax”.

Në mesin e tyre ka më shumë avokatë, si dhe ekspertë ligjorë, ndërsa tani nuk dihet nëse ka gazetarë dhe anëtarë të organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit.

Konkursi do të zgjasë deri në fund të ditës së sotme, me çka mund të rritet numri i kandidatëve.

Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit ka kritere të rrepta për përzgjedhjen e shtatë anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, gjegjësisht ata nuk mund të jenë anëtarë të partive politike, as donatorë të ndonjë partie, duhet të kenë të paktën gjashtë vjet përvojë pune në zbulimin e krimit dhe korrupsionit, ndërsa në konkurs nuk mund të paraqiten kandidatët që më herët kanë qenë anëtarë të komisionit për antikorrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat