Njëmbëdhjetë persona të lënduar në aksidentin në autostradën Gostivar-Kërçovë

Maqedonia

Njëmbëdhjetë persona të lënduar në aksidentin në autostradën Gostivar-Kërçovë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Njëmbëdhjetë persona po mjekohen në spitalin e Gostivarit pas aksidentit në komunikacion i cili ndodhi në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Pothuajse pas dy orë ndërprerje, komunikacioni është hapur për qarkullim të automjeteve në të dyja anët.

Sipas informacioneve të para nga ekspertiza e bërë, në aksidentin në komunikacion i cili ka ndodhur rreth orës 14:00, janë përplasur një minibus dhe dy vetura.

Një person i cili është në gjendje të rëndë është transferuar në Klinikën e Shkupit.

Policia po punon për konfirmimin e shkaqeve të aksidentit në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat