Linkeviçius: Shoh të ardhme të ndritur për Maqedoninë

Maqedonia

Linkeviçius: Shoh të ardhme të ndritur për Maqedoninë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 22:38
Linkeviçius dhe Talat Xhaferi

Ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Linas Linkeviçius në takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nënvizoi se vizitën e tij të sotme në Republikën e Maqedonisë e përjeton shumë më ndryshe se vizitën tij paraprake për arsye se tani, siç theksoi, sheh ardhmëri të ndritur për Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi duke i uruar mirëseardhje mysafirit, shprehu kënaqësi dhe mirënjohje ndaj Lituanisë për mbështetjen e përgjithshme të rrugëtimit tonë euroatlantik, me ç’rast e theksoi edhe bashkëpunimin në kuadër të grupit Vilnus.

Xhaferi e informoi ministrin e Lituanisë se tani pas rrumbullakimit të obligimeve rreth ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, shtëpia ligjvënëse do të vazhdojë të luajë rol kryesor në nxjerrjen e ligjeve të duhura reformuese dhe në këtë kontekst nënvizoi se pret që deri në mesin e muajit shkurt 2019 të harmonizohen dhe të nxirren me një tempo të përshpejtuar, me qëllim që të plotësohen obligimet vijuese deri në qershor të këtij viti, kur presim edhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

Ministri i Lituanisë dha një këndvështrim të veçantë ndaj bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy vendeve, sidomos në kuadër të projekteve dhe programeve të BE-së për ndihmë dhe mbështetje të vendit tonë në fusha të ndryshme si sektori financiar, administrata publike, menaxhimi publik, sundimi i të drejtës dhe tjera. Ai u pajtua për rolin dhe rëndësinë e parlamenteve në periudhën e ardhshme të hapjes së negociatave dhe kapitujve me BE-në dhe potencoi se duhet që i gjithë kapaciteti të inkuadrohet në proceset reformuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat