I riu shqiptar përfundon studimet në “Shën Kirili dhe Metodi” me notë 10.00, por qeveria e sheh të paaftë për punësim!

Maqedonia

I riu shqiptar përfundon studimet në “Shën Kirili dhe Metodi” me notë 10.00, por qeveria e sheh të paaftë për punësim!

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:26
Erblin Brahimi

 

24 vjeçari nga Shkupi, Erblin Brahimi, para një viti e gjysmë ka përfunduar studimet në Fakultetin Filozofik, Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe në Universitetin Shën Kirli dhe Metodi me notë mesatare 10.00. Por, ky sukses nuk i ka mjaftuar për t’u punësuar si inspektor në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Para kamerës së LAJM.Tv, Erblini sqaron se para 9 muajve kishte marrë pjesë në një konkurs të shpallur nga MPB-ja për inspektor, por siç thotë ai, nuk është pranuar në punë vetëm për shkak se nuk bën pjesë në asnjë parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat