Gruevski mund të mbetet pa rrogë të deputetit

Maqedonia

Gruevski mund të mbetet pa rrogë të deputetit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:28
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, mund të mbetet pa rrogë të deputetit, pasi shumica parlamentare do ta ndryshojë ligjin për deputetë, sipas të cilit, përderisa deputeti ka mandat, i takon edhe paga mujore.

Nga pushteti propozojnë që neni 11 i Ligjit për deputetë të plotësohet me nenin i cili thotë:

“Nëse deputeti është i dënuar me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor, me dënim me burg më të gjatë se gjashtë muaj, e humb të drejtën e pagesës së rrogës, të ardhurave të tjera personale dhe pagesën e harxhimeve”, transmeton Alsat M.

Gruevski është i dënuar me dy vite burg me aktvendim të plotfuqishëm për rastin “Tenk”, megjithatë paga përsëri i paguhet, pasi mundësia e vetme me ligjin aktual është që në çdo mungesë të tij në punën e Kuvendit, ti ulet rroga nga 5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat