Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të mund të merr rrogën e deputetit vetëm nëse kthehet në vend

Maqedonia

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të mund të merr rrogën e deputetit vetëm nëse kthehet në vend

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:34
Nikolla Gruevski

Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme kuvendore pritet të votojnë propozimin për plotësimin e Ligjit për deputetë me të cilin ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ende e ka mandatin e deputetit, do t’i hiqet rroga si deputet.

Me ndryshimet që i propozojnë gjashtë deputetët e pushtetit, çdo deputet i cili do të dënohet me burg me vendim fuqiplotë më të gjatë se 6 muaj, do ta humb të drejtën e rrogës.

Megjithatë, nëse Gruevski do që edhe një vjet të marrë para nga arka e shtetit nëse ftohet në denefitet për deputetët, duhet të sakrifikojë lirinë.

Edhe pse duket e pabesueshme, megjithatë, sipas skenarit të tillë, ai së pari do të duhet të jep dorëheqje nga funksioni i deputetit. Pastaj, sipas Ligjit për deputetë, nëse nuk ka të ardhura tjera, ai ka të drejtë të kërkojë pagesën e rrogës, gjegjësisht apanazh që më së shumti mund të zgjasë një vjet deri pas përfundimit të mandatit.

Por, që të ndodhë kjo Gruevski duhet të kthehet nga Hungaria në Maqedoni sepse kërkesa dorëzohet personalisht te Kuvendi në afat prej 30 ditësh pas përfundimit të mandatit. Apanazhi duhet të kalojë në Komisionin për Çështje dhe Emërime. Nga anëtarët e këtij komisioni që vijnë nga radhët e pushtetit, sërish brifojnë se edhe në rast të kësaj, skenar pak i arritur, askujt nuk do t’i shkojë në mend ta pranojnë kërkesën e Gruevsksit.

Azilanti Nikolla Gruevski tashmë njëherë ishte në apanazh të cilën e kërkoi pasi dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit, gjegjësisht në janar të vitit 2016 kur u formua qeveria teknike, sipas modelit të Përzhinos. Pagesa e rrogës pas dorëheqjes ai e ka marrë pothuajse një vjet, deri sa nuk ishte i zgjedhur për deputet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016.

Një vit është periudha më e gjatë ku mund të merret apanazh sipas Ligjit për rroga dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend dhe persona tjerë të emëruar në Republikë. Kjo periudhë mund të vazhdojë për gjashtë muaj vetëm nëse në atë interval kohor fitohet me pensionin e pleqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat