Tzanakopoulos: Të dyja vendet do të pajtohen me atë që është parashikuar me marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Tzanakopoulos: Të dyja vendet do të pajtohen me atë që është parashikuar me marrëveshjen e Prespës

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:46
Dimitris Tzanakopoulos

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos tha se po ndodhim në periudhë kalimtare dhe Zaev ka të drejtë që ta përdor emrin kushtetuese, por ndalë ngadalë, të gjithë në të dyja vendet do të pajtohen me atë se çka parashikon marrëveshja e Prespës.

Ai këtë e tha për radion greke “Realfm”, në lidhje me reagimet në Greqi se kryeministri i Maqedonisë në vend të Maqedonisë së Veriut, në “Twitter” ka përdorur emrin Maqedonia, njofton AIM nga Athina.

“Mendoj se fqiu ynë do të tregojë vullnet të mirë. Formalisht, Zaev e ka atë të drejtë derisa nuk kanë mbaruar konkretisht proceset dhe proceset formale dhe jam i bindur se Zaev do të tregoj vullnet politik siç ka bërë në të kaluarën. Po ndodhemi në një moment absolut dhe vlerësimi im është se ngadalë ngadalë, nga dita në ditë edhe në Greqi dhe veçanërisht Maqedoninë e Veriut do të pajtohen me atë që është parashikuar me marrëveshjen e Prespës”, tha Tzanakopoulos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat