Në Ligjin e ri për Furnizime Publike, do të ketë përjashtime vetëm për mbrojtjen dhe sigurinë

Maqedonia

Në Ligjin e ri për Furnizime Publike, do të ketë përjashtime vetëm për mbrojtjen dhe sigurinë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Ligji i ri për Furnizime Publike parasheh tetë përjashtime në të cilat nuk do të vlejë për në siguri dhe mbrojtje, njofton “Meta”.

Ligji i ri përfshin vetëm përjashtimet, sepse deri në fund të marsit duhet të përfundojë drafti i një ligji krejtësisht të ri për furnizim publik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që po e përgatit Ministria e Financave.

Përjashtime janë furnizimet të cilat kryhen në ndonjë vend tjetër dhe kur ARM-ja duhet të blejë diçka kur është në mision ose ushtrim jashtë vendit, nëse shteti blen prej ndonjë qeverie pajisje të ndjeshme të sigurisë ose shërbime, pajisje dhe shërbime për qëllime specifike ushtarake, ose në qoftë se blerjet janë për aktivitete të inteligjencës dhe kundërzbulimit.

Veç kësaj, përjashtime nga ligji i përgjithshëm janë edhe prokurimet nëpërmjet të cilave mund të zbulohen informacione, publikimi i të cilave mund ta rrezikojë sigurinë dhe prokurime të cilat realizohen sipas rregullave të ndryshme të përcaktuara me marrëveshje ndërkombëtare ose marrëveshje dypalëshe.

Ligji parashikon që prokurimet e kombinuara, që përfshijnë edhe aspekte të mbrojtjes dhe sigurisë, të mund të ndahen ose për ato prokurime të zbatohet ligji për prokurim publik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kjo materie deri tani ka qenë e mbuluar nga dy nene të ligjit të deritanishëm, i cili parashikonte të drejta të gjera diskrecionale në këto furnizime publike.

Qëllimi i këtyre dy ligjeve të reja është harmonizimi i legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian në fushën e furnizimit publik dhe furnizimet për nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Teksti i projektligjit për Furnizim Publik neni 19 parashikon që dispozitat ligjore të zbatohen në “procedura për furnizim publik të mallrave, shërbimeve ose punëve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me përjashtim të furnizimit publik të mallrave, shërbimeve dhe punëve që janë të rregulluara me Ligjin për Furnizim Publik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat