LSDM do ta anashkalon idenë e BDI-së për kandidat konsensual, thotë Memedi

Maqedonia

LSDM do ta anashkalon idenë e BDI-së për kandidat konsensual, thotë Memedi

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:02
Deniz Memedi

Tre muaj para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, partitë ende taktizojnë me emrin e mundshëm që mund të jetë kandidat i tyre për president. Një pjesë e tyre për shkak të frikës së një arene të flaktë politike, ku kandidati i mundshëm mund të etiketohet dhe sulmohet para kohe, një pjesë e partive në mënyrë rutinore presin që të tjerët fillimisht t’i publikojë emrat. Por deri më tani nuk kemi asnjë shenjë nga partia më e madhe në pushtet LSDM për emër definitiv që do të garonte në zgjedhjet presidenciale. 

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE nëpërmjet konkursit të hapur ka ofruar mundësinë të paraqiten gjithë kandidatët që mendojnë se kanë potencialin të garojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Prill të këtij viti. Përzgjedhjen për kandidatë VMRO do ta vendosë në konventën e radhës që do të mbahet me 16 Shkurt në Strugë. Delegatët do ta japin verdiktin për kandidatin që do të garojë në zgjedhjet presidenciale. Deri më tani janë paraqitur 3 kandidat për president nga kjo parti, deputeti Vlladimir Gjorçev, profesoresha Gordana Siljanovska dhe një person që nuk bëhet i ditur për opinionin. 

Politologu Deniz Memedi në një prononcim për Zhurnal shprehet se LSDM për momentin po bën kalkulime për kandidatin për president sepse partia po bën anketat mbi këtë çështje. 

Sipas tij LSDM këtë rradhë do ta anashkalon idenë e BDI-së për President koncensual dhe në zgjedhjet presidenciale do të garon me kandidat të vetë. 

"Derisa në LSDM situata është pak më ndryshe. Si duket partia do ta mbështesë kandidatin i cili radhitet më së miri në anketat që partia është duke i bërë. Kjo nënkupton që kandidati duhet të ketë mbështetjen e gjithëmbarshme të popullatës duke i përfshirë të gjitha bashkësite etnike. Sipas të gjitha gjasave LSDM do të garojë me kandidatë të vetë duke e anashkaluar propozimin e kahmotshëm të BDI-së për kandidatë konsesual për president. Këtë opsion ja mundëson edhe cenzusi i ulët që është 40 % dalje të qytetarëve, propozim ky i dhënë nga vetë BDI në zgjedhjet e fundit për president", ka deklaruar për Zhurnal, politologu Deniz Memedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat