Prokurorja Janeva: Një ditë “bombat” do të jenë pasuri historike

Maqedonia

Prokurorja Janeva: Një ditë “bombat” do të jenë pasuri historike

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:13
Prokuroria Speciale Publike

“Prokuroria Speciale Publike (PSP) të ngritet në një organ të përndjekjes. Prokurori e përhershme, e organizuar si të gjitha prokuroritë, me pavarësi financiare, me buxhet të veçantë. Askush të mos mundet që t’i përzihet në lëndët, ndërkaq shefi i PSP-së të ketë mandat prej 5 vjetëve. Prokurorët t’i zgjedh Këshilli i Prokurorëve Publike, me mendim paraprak të njeriut të parë të PSP-së”.

Këtë shkurtimisht e mendon kryeprokurorja speciale, Katica Janeva në lidhje me atë se si duhet që të vazhdojë të funksionojë në të ardhmen ky institucion për të cilin po përgatitet ligj i ri.

Ajo në debatin në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për reformat në reformat në Prokurori, ka theksuar se duhet që të gjendet mënyrë dhe ku do të përfundojnë “bombat”, apo materialet e përgjuara.

“Propozuam deri te Ministria e Drejtësisë që të formohet një trup i cili do të vendos se ku do të ruhen këto “bomba”, pasi që lëndët nuk do të mbarojnë për shpejtë. Një ditë ato do të jenë pasuri historike”, theksoi Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat