Lëndohet rëndë një punëtor edhe në Manastir

Maqedonia

Lëndohet rëndë një punëtor edhe në Manastir

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Me 28.01.2019 në ora 10.00 në SPB Manastir, nga Ndihma e shpejtë mjekësore në Manastir është lajmëruar se është lënduar rëndë D.D.(40) nga Prilepi në firmën në rrugën “Bursa” në Manastir.

Ai si përfaqësues i firmës tjetër, me pronarin ka shkuar në firmën në rrugën ‘Bursa’ për të kontraktuar punë. Në një moment, sipas paraqitjes në polici, duke hipur në shkallë prej hekuri ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Manastir, në prani të inspektoratit të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat