Bëhen të ditur anëtarët e Komisionit të cilët do zgjedhin anëtarët e ardhshëm të antikorrupsionit

Maqedonia

Bëhen të ditur anëtarët e Komisionit të cilët do zgjedhin anëtarët e ardhshëm të antikorrupsionit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:31
Ilustrim

Komisioni kuvendar për çështjet e të zgjedhurve dhe të emëruarve sot zgjodhi anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Komisioni zgjodhi shtatë anëtarë, katër prej të cilëve ishin nga radhët e deputetëve, domethënë dy nga qeveria dhe dy nga opozita. Dragi Celevski, i propozuar nga Avokati i Popullit, Sabina Fakiq dhe Besim Nebiu, u zgjodhën si përfaqësues të shoqatave ose fondacioneve të emëruara për anëtarët e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil.

Nga radhët e deputetëve anëtarë do të jenë Muhamed Zeqiri nga LSDM, Atan Grubi nga BDI, Zoran Ilijoski nga OBRM-PDUKM dhe Vlladanka Aviroviq nga grupi i pavarur parlamentar i OBRM-PDUKM-së.

Konkursin që ka publikuar Kuvendi më 22 janar ka përfunduar sot. Deri më tani kanë arritur 60 aplikime për anëtarët të Komisionit për Antikorrupsion.

Anëtarët e Komisionit përzgjedhës do të përpunojnë të dhënat personale, me ç’rast ata janë të detyruar të sigurojnë konfidencialitetin dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat