Ganiu mirëpret udhëheqësinë dhe boksierët e Klubit të Boksit "Çair"

Maqedonia

Ganiu mirëpret udhëheqësinë dhe boksierët e Klubit të Boksit "Çair"

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:53
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot udhëheqësinë dhe boksierët e Klubit të Boksit "Çair"

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot udhëheqësinë dhe boksierët e Klubit të Boksit "Çair" për të shprehur gatishmërinë e Komunës së Çairit të përkrahë rrugën e suksesit të boksierëve që në vazhdimësi mbajnë Çairin në piadestalin më të lartë të kompeticioneve shtetërore të organizuara nga Federata e Boksit të Maqedonisë.

Në lidhje me këtë takim, kreu i Çairit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook u shpreh: "Takimet me kampionët e sportit të boksit janë motivimi më i mirë për një kryetar komune për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve. Mirënjohës për përfaqësimin dinjitoz të vlerave tona sportive nga këto boksierë të shkëlqyeshëm dhe nga puna profesionale e stafit teknik të kësaj skuadre të boksit. Ju dëshiroj shumë suksese në rrugën tuaj me përplot sfida, të cilat me pasionin dhe dëshirën e flaktë që keni jam i bindur se do ti tejkaloni me shumë sukses.", ka shkruar Ganiu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat