Gjatë presidencës kroate pritet që të hapet kapitulli i parë në negociatat për anëtarësim në BE

Maqedonia

Gjatë presidencës kroate pritet që të hapet kapitulli i parë në negociatat për anëtarësim në BE

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

U deshën jo vetëm 27 vjet për të zgjidhur çështjen, por edhe vullnet i madh politik, guxim dhe vendosmëri për t’i ndihmuar edhe vendit tonë edhe rajonit edhe për të gjetur një zgjidhje që është një akt i vërtetë i patriotizmit dhe i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe interesave të qytetarëve, theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Duke i uruar, në emër të Qeverisë së Maqedonisë, ligjvënësit në Parlamentin e Greqisë për miratimin e Marrëveshjes së Prespës, Shekerinska theksoi se vendimi i tyre tregoi se, siç tha, deputetët tanë nuk janë të vetëm në vizionin tonë për Ballkan të ndryshëm, në vizionin që promovon politika të shekullit 21. Ajo përkujtoi se edhe në Shkup edhe në Athinë ka pasur breshëri kritikash për Marrëveshjen e Prespës.

“Sot ne jemi një vend që ka vendosur të mos shikojë më mbrapa, por të shikojë drejt realizimit të objektivave strategjike, e kjo është të bashkëngjitemi me aleancën më të fuqishme politike dhe të sigurisë në botë dhe të sigurojmë rritje ekonomike, në bazë të anëtarësimit në NATO dhe të fillojmë negociatat me BE-në”,  tha ndër tjerash Shekerinska. Ajo porositi se Qeveria nuk i ka harruar të gjitha angazhimet që ka dhënë para qytetarëve, por theksoi se pa siguri dhe stabilitet rritja e qëndrueshme ekonomike nuk është e mundur.

Sipas Zëvendëskryeministrit Osmani, Maqedonia po shndërrohet në narrativ për mbështetësit e idesë evropiane në të gjithë Evropën, që po çarmatos euroskeptikët në përpjekjen e tyre për të shkatërrojnë konceptin evropian.

“Marrëveshja e Prespës është mrekulli diplomatike, të cilën jo vetëm që do të hap për ne perspektivë euro-atlantike, por edhe do të inkurajojë rajonin për të vazhduar me qasje të ngjashme dhe kështu në mënyrë evropiane të zgjidhë konfliktet e Ballkanit dhe tërë rajonit për të hyrë në ujëra stabile, tha Zëvendëskryeministri Bujar Osmani. Ai bëri të ditur se pret që gjatë presidencës së Kroacisë me BE-në të hapet kapitulli i parë i negociatave për anëtarësim në BE. Osmani informoi se në seancën e sotme të qeverisë për herë të parë kishte mundësi që të drejtohet në gjuhën shqipe në përputhje e Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve.

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se prioritet është lufta kundër korrupsionit dhe parandalimi i çdo shkeljeje të të drejtave të njeriut. Maqedonia, theksoi ai, sot është një vend i lirë që ka qeveri transparente.

“Nga shtet në të cilin MPB-ja ishte kthyer në seli partiake dhe qendër për përgjim, u bëmë vend i cili është në një proces të reformave serioze të shërbimeve të sigurisë dhe nuk ka përgjim të paligjshëm. E kompletuam edhe kuadrin ligjor për kontroll efikas të jashtëm mbi punën e policisë maqedonase, në zyrën e Avokatit të Popullit ka një njësi speciale si mekanizëm i kontrollit civil, jemi duke e përgatitur procesin e ashtuquajtur të vetingut në MPB”, tha ministri Spasovski për reformat të cilat janë duke u implementuar. Duke njoftuar se lufta kundër korrupsionit vazhdon në të gjitha nivelet, Spasovski foli edhe për zgjedhjen, gjegjësisht emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për parandalimin e korrupsionit, forcimin e kapaciteteve të saj, kompetencat dhe përgjegjësitë, duke përfshirë edhe atë të përmendur ligjshmërinë e financimit të partive politike, fushatave zgjedhore, lidhshmërinë me bankat …

Ne praktikisht zhvendosëm një mal, tha në konferencën për shtyp, Ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov, duke shtuar se kanë dëshmuar se të gjithë e dimë sa i pasur është ky rajon në aspektin e historisë, por se mundemi të krijojmë edhe ardhmëri.

“Gjetëm mënyrë, si dy fqinjë evropian, të kuptohemi se e drejta për vetëvendosje është e pamohueshme dhe se identiteti ynë maqedonas nuk është domosdo në kontradiktor, por mund të jenë komplementar me identiteti maqedonas grek që është neni shtatë në Marrëveshje. Jemi të bindur si Qeveri, që me politikë të mençur dhe vullnet të mirë për zbatimin marrëveshjes edhe kundërshtarët më të ashpër pas një kohe, do të pyeten përse u desh të kalojë a shumë kohë”, theksoi Dimitrov.

Shprehu bindjen se me politikë të duhur dhe implementim të Marrëveshjes do t’ia dalim, siç tha ai, t’u tregojmë edhe kundërshtarëve të Marrëveshjes se edhe ata janë fitues.

“I gjithë procesi do të përfundojë me miratimin e protokollit të aderimit për anëtarësimin tonë nga Parlamenti në Greqi. Në atë moment hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe pastaj Republika e Maqedonisë Veriore do të jetë emri ynë kushtetues, atëherë ne shkëmbejnë notat me miqtë tanë nga Greqia dhe marrëveshjen e Prespës”, sqaroi ministri i Punëve të Jashtme.

Dimitrov informoi se është krijuar një organ koordinues ndërministror që do të fillojë përgatitjet për implementimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës. Njoftoi se ndër tjerash do të duhet të ngritët niveli i përfaqësimit diplomatik në Greqi nga Zyra ndërlidhëse në nivel të ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat