Aksident në Bullgari, lëndohet një shtetas i Maqedonisë

Maqedonia

Aksident në Bullgari, lëndohet një shtetas i Maqedonisë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:12
Pamje nga aksidenti

26-vjeçari M.B nga Vallandova është lënduar në aksidentin që ndodhi sot në mesnatë rreth orës 01:30, në autostradën E79 në afërsi të qytetit bullgari Kresna, njofton BGNES.

Në aksident është lënduar edhe një shtetas i Armenisë (46). 

Të dy personat janë lënduar pas goditjes së drejtpërdrejtë mes makinës “Audi” me targa të Armenisë dhe kamionit “Mercedes” me targa të Maqedonisë.

Ata me makinën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në spital në Sandanski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat