Tabelat shtetërore nga java tjetër duhet të shkruhen me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Tabelat shtetërore nga java tjetër duhet të shkruhen me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Në seancën e 117-të të Qeverisë së Maqedoni është miratuar plani për zbatim të Marrëveshjes së Prespëssë nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas vendimit, emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut do të fillojë të përdoret pas një jave në tabelat shtetërore.

Me planin parashihen një sërë masash që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe nga institucionet shtetërore, të cilat vijnë pas miratimit të amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

“Në pajtueshmëri me këto përfundime, ministritë, organet dhe institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi të shtetit, me afatin e paraparë pas hyrjes në fuqi të amendamentit 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, do të duhet të bëjnë ndryshme të tabelave në vendkalimet kufitare dhe kufijve shtetërorë, në përfaqësitë konsullore – diplomatike si dhe në hyrjet e institucioneve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Paralelisht me këtë, edhe shërbimi për komunikim me publikun në institucione shtetërore do të marrë udhëzime të reja se si do të komunikojë me mediat dhe qytetarët pas ndryshimit të emrit të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat