LSDM: Politikat ekonomike japin rezultate, realizohen 17 investime të huaja

Maqedonia

LSDM: Politikat ekonomike japin rezultate, realizohen 17 investime të huaja

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:44
LSDM

Nga partia në pushtet me anë të një kumtese thonë se politikat e suksesshme, përparimi në reforma dhe proceset integruese e kanë kthyer besimin në e ekonomisë së Maqedonisë dhe se vendi po shëndrrohet në destinacion serioz për investuesit e huaj.

“Nga fillimi i mandatit të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM në këtë fazë janë realizuar 17 investime të reja të huaja. Zhvillimi teknologjik industrial në zonën Shkup 1 dhe 2 janë realizuar 12 investime të huaja, ndërsa në lokacionet tjera janë realizuar 5 investime të huaja vlera e të cilave arrijnë rreth 155 milionë denarë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje thonë se në fazën e parë të hapjes së vendeve të reja të punës do të punësohen rreth 1.100 persona, ndërsa në përputhje me plan bizneset e tyre pritet që të hapen gjithsej 4.300 vende të punës.

Nga atje shtojnë se pas hyrjes në NATO dhe shpejtimit të integrimit të BE-së, rrogat do të vazhdojnë të rriten dhe do të rritet konkurrencëshmëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat