“Paraburgimi i Mijallkovit dhe Kamçevit është shfuqizuar për shkak të dhënies së dëshmive të rëndësishme”

Maqedonia

“Paraburgimi i Mijallkovit dhe Kamçevit është shfuqizuar për shkak të dhënies së dëshmive të rëndësishme”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:12
Katica Janeva

Shefja e PSP-së, Katica Janeva, në intervistë për televizionin “1Tv” foli për shfuqizimin paraburgimit dhe ndryshimin e masës në burg shtëpiak për Sasho Mijallkovin dhe Orçe Kamçevin për lëndën “Perandoria”.

“Me vëmendje e ndjek këtë hetim, si më kompleks. Mendoj se në këtë moment duhet të tregojmë vullnet të mirë. U debatua në mes kolegëve në PSP, se duhet që të kërkohet burg shtëpiak. Ju kujtoj se këtë gjykata ka mundur mos ta pranojë, por në fund e pranoi. Avokatët e tyre siguruan se ata nuk do të arratisen dhe dhanë dëshmi që janë mjaft të rëndësishme për hetimet”, tha Janeva.

Ajo mohoi se ka pasur ndikim politik mbrapa vendimit që të kërkohet burg shtëpiak për Mijallkov, ndërsa dhe pastaj të shfuqizohet edhe masa e paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat