Qeveria e Maqedonisë solli vendim për rialokim të përmendores së Nënës Terezë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë solli vendim për rialokim të përmendores së Nënës Terezë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:58
Qeveria e Maqedonisë

Në seancën e 117-të të Qeverisë së Maqedonisë janë shqyrtuar dhe miratuar edhe informacioni për rialokim të përmendores së Nënës Terezë, për sigurim të ndihmës teknike nga Qeveria e Gjermanisë për rikonstruim të konvikteve studentore dhe për përpilim të projektit për ndërtim të korsive të biçikletave.

Rialokimi i përmendores së Nënës Terezë duhet të ndodh brenda 5 muajve.

“Qeveria e Maqedonisë e ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të realizojë procedurë për rialokim të objektit të skulpturës (përmendorja Nëna Terezë) në pajtueshmëri me qëllimet e parapara të dokumentacionit të planit urbanistik për parcelën e parapara dhe të shpall konkurs publik për zgjidhje ideore për rialokim të objektit dhe rezultatet nga realizimi i aktiviteteve ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në afat prej 5 muaj”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Krahas kësaj, në seancë është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për mundësinë e sigurimit të ndihmës teknike të Qeverisë së Gjermanisë për vlerësim dhe verifikim në nevojave për rikonstruim të konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë dhe e ka obliguar Ministrinë për Arsim dhe Shkencë menjëherë të veprojë për përgatitje të listës së konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë me investim me prioritet, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Është miratuar informacioni për përpilim të projektit për korsi të biçikletave, ku me ndryshimin e planit për furnizime 2014 – 2020 nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në këtë projekt duhet të përfshihen qyteti i Shkupit, Tetovës, Shtipit dhe Ohrit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për projektin për “Përpilim të dokumentacionit projektues për korsi të biçikletave në qytete të Maqedonisë”, si një masë konkrete në fushën e transportit ekologjik dhe urban, dhe e ka obliguar Ministrinë për Transport dhe Lidhje, që në afat prej 3 ditësh të miratojë plan për ndryshim të planit për furnizime 2014 – 2020 për projektet të cilat financohen nga IPA 2 dhe instrumentin e Bashkimit Evropian për operacionalizim të këtij projekti i cili do të përfshijë qytetin e Shkupit, Tetovës, Shtipit dhe Ohrit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat