Qeveria e Maqedonisë arrin marrëveshje me sopotasit për dëmshpërblim

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë arrin marrëveshje me sopotasit për dëmshpërblim

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:59
Komisioni Ekonomik do të procedojë lëndën ndërsa të martën e ardhshme marrëveshja pritet të merr edhe pëlqimin e Qeverisë.

Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit në të cilën është arritur marrëveshja për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti.

Alsat mëson se gjatë ditëve Komisioni Ekonomik do të procedojë lëndën ndërsa të martën e ardhshme marrëveshja pritet të merr edhe pëlqimin e Qeverisë.

Sopotasit në marrëveshje me Avokatin e Shtetit janë pajtuar që për një ditë të vuajtur në burg apo paraburgim të dëmshpërblehen me 5.500 denarë, duke mos përfshirë këtu dëmshpërblimin material dhe shpirtëror edhe të familjarëve.

Çështja mbetet kontestuese edhe për personat që ishin të dënuar në rastin Sopoti por që nuk jetojnë më, respektivisht rasti i Samet Limanit i cili ndërroi jetë derisa ndodhej në arrati, ndërsa familja e tij nuk është e përfshirë në procedurën për dëmshpërblim.

Dëmshpërblimin ndaj familjarëve e parashikon Ligji për obligacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat