Ademi kërkoi zbatim të gjuhës shqipe dhe përkthim në Këshillin gjyqësor

Maqedonia

Ademi kërkoi zbatim të gjuhës shqipe dhe përkthim në Këshillin gjyqësor

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:00
Selim Ademi

Anëtari i Këshillit gjyqësor të RM-së, Selim Ademi në fillim të seancës së sotme kërkoi nga kryetari i KGJ, Zoran Karaxhovski të respektohet Ligji për përdorim të gjuhëve.

“Duke pasur parasysh se është miratuar Ligji, kërkoj që ftesat për mbledhjet e Këshillit gjyqësor të jenë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa njëherit edhe të sigurohet edhe përkthyes”, tha Ademi.

Kryetari i KGJ, Karaxhovski tha se të gjithë e dinë se Ligji është miratuar, por se edhe në të ka afate për implementim të tij.

“Unë kam për qëllim që ta respektoj Kushtetutën e RM-së dhe ligjet dhe nuk do të pritet afati i fundit”, tha ai.

Karaxhoski shfaqi shpresë se në një kohë të afërt do të realizohen të drejtat konform Ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat