Maqedonia e Veriut nuk do t’i gëzohej heqjes së taksës së Kosovës ndaj Serbisë e Bosnjës

Maqedonia

Maqedonia e Veriut nuk do t’i gëzohej heqjes së taksës së Kosovës ndaj Serbisë e Bosnjës

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Vënia e taksës tregtare prej 100 për qind që qeveria e Kosovës e ka bërë që nga nëntori ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjës Hercegovinës (BiH) po tregohet e mirë për prodhuesit në Maqedoninë e Veriut.

Eksportet e Maqedonisë janë rritur nga nëntori në dhjetor 2018 e sidomos krahasuar dhjetorin e vitit të kaluar me atë të 2017.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin Dhjetor 2018 thonë se Maqedonia e Veriut ka eksportuar në Kosovë në muajin dhjetor mallra në vlerë prej 17,488 milion Euro, duke shënuar rritje prej afro 5 milion euro, përkatësisht 4,863 milion Euro, prej 12.625 milion sa ishte në dhjetor të vitit 2017.

E krahasuar me nëntorin 2018, rritja e eksportit të mallrave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë në Dhjetor 2018 ishte për 2.264 milion Euro.

Sipas të dhënave të ASK-së, Kosova ka eksportuar në Dhjetor në Maqedoni të Veriut mallrave në vlerë prej vetëm 3.177 milion Euro, duke shënuar kështu një defitic tregtar në vlerë prej 14,311 milion Euro në favor të Maqedonisë së veriut.

E sipas qëndrimeve të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, taksa nuk do të hiqet përkundër presioneve në rritje nga administrata e kryetarit të SHBA-ve Donald Trump dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat