Bullgaria miratoi protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Bullgaria miratoi protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Qeveria e Bullgarisë sot ka hyrë në histori si vendi i parë anëtarë i NATO-s e cila e ka miratuar draft protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Këshilli ministror për punë të jashtme tani vetëm se ka autorizuar delegacionin e tij të cilët në ditët në vijim duhet ta nënshkruaj protokollin në Bruksel për pranim të Maqedonisë në NATO, njoftojnë mediat bullgare.

Pasi që ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin, do të pason miratimi i dokumentacionit në Kuvendet kombëtare. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë.

Procesi i ratifikimit të protokollit do të lëvizë me shpejtësi. Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s që në Samitin e qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat