Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë: Numri i personave të prekur me grip nuk është shqetësuese

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë: Numri i personave të prekur me grip nuk është shqetësuese

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se është zvogëluar numri i personave të prekur me gripin sezonal, në krahasim me numrin e të sëmurëve nga viti i kaluar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, javën e kaluar janë riregjistruar gjithsej 55 persona me grip, ndërsa këtë javë janë regjistruar 20 për qind më shumë ose 643 persona të prekur nga gripi.

“Në krahasim me vitin e kaluar ky sezon karakterizohet me një fillim të ngadaltë të gripit, edhe pse pritet rritja e numrit e të prekurve me grip. Përqindja e lartë e rezultateve pozitive tregojnë se virusi i gripit është prezent në vend. Por realisht nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët”, deklaron Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat