Supremja: PSP-ja nuk mundë të ngrit aktakuzë pas skadimit të afatit prej 18 muajsh

Maqedonia

Supremja: PSP-ja nuk mundë të ngrit aktakuzë pas skadimit të afatit prej 18 muajsh

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale Publike mund të ngrit aktakuzë ose të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetuese në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes përsipër të lëndëve dhe materialeve në kompetencë të saj. Ky është mendimi parimor juridik i Gjykatës Supreme që është miratuar në seancën e sotme të përgjithshme që u mbajt prapa dyerve të mbyllura. 

Në kumtesë shtohet se pas kësaj periudhe, PSP nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e punëve të prokurorisë publike, të veprimeve para- hetuese dhe hetuese. Nismën në Supreme e parashtruan avokatët Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, të cilët janë pjesë e mbrojtjes të më shumë të akuzuarve në rastet e PSP-së. Me këtë, vihen në pikëpyetje të gjitha hetimet e Speciales të filluara pas afatit prej 18 muajve, si dhe aktakuza për rastin “Talir”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat