Incidenti në Shutkë, Spasovski: 7 persona në arrest, hetimet vazhdojnë

Maqedonia

Incidenti në Shutkë, Spasovski: 7 persona në arrest, hetimet vazhdojnë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:56
Oliver Spasovski

Shtatë persona janë arrestuar për sulmin ndaj dy policëve që ndodheshin jashtë orarit të tyre të punës, në komunën e Shuto Orizarës, të cilët u sulmuan të hënën në mbrëmje nga turma e banorëve të kësaj lagjeje, që i morën për kidnapues.

“Hetimi i incidentit në Shutkë po afrohet drejt fundit. Shtatë persona u arrestuan. Janë ngritur edhe akuzat. Punohet në identifikimin edhe të disa personave që duhet të sigurohen dhe të parashtrohen parashtresa adekuate”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Qytetarët që u mblodhën pas alarmimit nga e mitura, sulmuan makinën ku gjendej një civil dhe dy policët jashtë orarit të punës dhe i rrahën në mënyrë brutale.

Njëri nga policët vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vazhdon  trajtimi i tij në Spitalin “8 shtatori”, polici tjetër që kishte marrë plagë të lehta trupore është lëshuar për kurim shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat