Ministria e Punës dhe Politikës Sociale reagon ndaj deklaratave në Fondin Pensional

Maqedonia

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale reagon ndaj deklaratave në Fondin Pensional

Më: 30 janar 2019 Në ora: 18:51
Ilustrim

Që kur deputeti dhe Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi e ceku ministren Mila Carovska si personin më përgjegjës për  skandalin e fundit për keqpërdorimin e 19 milion eurove nga Fondi për sigurim pensional, MPPS reagon ndaj deklaratës duke  përgjigj se është mirë që politikanët ta presin ndërlidhjen ligjore të vend se të akuzojë pa bazë.

“Ministria zbatoi analizë për nevojat e reformës pensionale që është bërë me mbështetjen e Bankës Botërore. Në kuadër të analizës u gjet problemi me 12.000 shfrytëzues që është real dhe që publiku patjetër të informohej. Besoj se funksionarët nuk do të duhej të kenë problem me publikimin e informatave në interes të qytetarëve. Ky është akt i përgjegjësisë dhe llogaridhënies në punë, dhe jo deklaratë e shpejtuar e ministres siç e komentojnë në opinion. Ministria s’është organ hetimor dhe nuk hyn në debat publik dhe akuza për përgjegjësi. Kjo është punë e Prokurorisë që tashmë i ka gjithë dokumentet për rastin”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

MPPS shton se do të ishte mirë që politikanët ta presin ndërlidhjen ligjore në vend se të akuzojnë dhe se padinë penale Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka ngritur sipas detyrimeve ligjore nga Ligji për procedurë penale. “Me këtë ligj të gjithë organet shtetërore, ndërmarrje publike dhe ente janë të obliguara të paraqesin veprat penale”, thonë nga kjo ministri duke theksuar se MPPS-ja veproi sipas detyrimeve dhe i paraqiti parregullsitë në sistemin pensional.

Kjo përgjigje vjen pasi që deputeti Artan Grubi në lidhje me këtë rast tha se Carovska tashmë dy vite udhëheq me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe nëse janë bërë transferime të gabuara nga Fondi pensionale, këto janë bërë në kohën e saj, dhe për këtë shkak përgjegjësia së pari duhet të kërkojë nga ajo, pastaj te të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat