Aleanca për Shqiptarët: Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët: Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar

Më: 30 janar 2019 Në ora: 20:55
Aleanca për Shqiptarët

Nëpërmjet një njoftimi nga Aleanca për Shqiptarët përshëndesin vendimin unanim të BDI-së që të garojë vetë me kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale.

“Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët duke shtuar se nuk duan të besojnë se ku vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes që iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre të rrejshme për kandidat konsensual.

“Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu përballur me ju. Meqë e pranuat këtë sfidë urojmë që të pranoni edhe tjetrën, zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”, thuhet në reagimin e Aleancës ndaj vendimit të BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat