Najçevska: Qeveria nuk po përmbush kërkesën e qytetarëve për shtet ligjor

Maqedonia

Najçevska: Qeveria nuk po përmbush kërkesën e qytetarëve për shtet ligjor

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:25
Mirjana Najçevska

 

Qytetarët gjithnjë e më pak besojnë te institucionet pas lajmit se janë fshirë incizimet për arratisjen e Gruevskit. Ata thonë se nuk ka drejtësi dhe përgjegjësi nga funksionarë tjerë shtetëror. Ekspertët thonë se parolat për shtetin e së drejtës që kërkonte "revolucioni laraman", tani për tani nuk po përmbushen. 

Shteti ende kërkon përgjigje për përgjegjësi për arratisjen e ish kryeministrit Gruevski në Hungari, dhe paknaqësi shtesë solli edhe lajmi që erdhi nga Shqipëria ku potencohet se janë fshirë të gjitha incizimet nga arratisja e tij. 

Për këtë shkak një numër i madh i qytearëve potencojnë se më nuk besojnë në institucionet e shtetit, dhe si arsye shtesë vendosin se nuk ka përgjegjësi për funksionarë tjerë shtetëror që kanë qenë të dyshuar për involvim në keqpërdorim të pozitës dhe para shtetërore në vitet e kaluara. 

Profesoresha universitare Mirjana Najçevska thotë se pa marr parasysh fshirjen e incizimeve në Shqipëri nga arratisja e Gruevskit, duhet të ketë përgjegjësi në shtetin tonë. 

"Lajmi që rasti i Gruevskit do të rrezikohet, sepse janë fshirë incizimet janë qesharake, sepse neve na intereson hetimi në Maqedoni, për atë se kush ka qenë përgjegjës që Gruevski të ikë, kush duhej të merrë masa", thotë Najçevska. 

Ajo kujton se qytetarët në vitet e kaluara protestuan dhe luftuan kundër qeverisë së kaluar dhe kërkuan të ekziston drejtësi penale në Maqedoni, por ata tani vërejnë se kjo nuk po përmbushet. 

"Definitivisht ajo që në themel kërkonte revolucioni laraman dhe ajo që ishte një ndër parolat kryesore dhe porositë se qytetarët dëshirojnë shtet të sigurt ku do të sundon drejtësia në mënyrë të barabartë, për momentin nuk po realizohet", shprehet mes tjerash Najçevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat