LSDM: Rritje të re të prodhimit industrial, rriten pagat, ekonomia po lëviz në drejtim të duhur

Maqedonia

LSDM: Rritje të re të prodhimit industrial, rriten pagat, ekonomia po lëviz në drejtim të duhur

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:28
LSDM

Reformat dhe masat ekonomike të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja japin rezultate reale dhe të mira, ekonomia po lëviz në drejtim të mirë, rriten pagat dhe eksporti, sigurohen më shumë para për qytetarët, thonë nga LSDM-ja në pushtet, në komunikatën e tyre për media duke proklamuar politikat ekonomike të Qeverisë Zaev.

“Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, rritja e prodhimit industrial në dhjetor të citit 2018 në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, arrin 7,9 për qind. Krahas prodhimit industrial, rritje shënojnë edhe investimet e huaja. Nga fillimi i mandatit të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja e deri më sot, në fazë të realizimit janë 17 investime të reja të huaja, ndërsa rritet edhe eksporti nga zonat industriale që në vitin 2018 është rritur për 20 për qind dhe arrin 2,4 miliardë euro. Këto janë vetëm një pjesë e të dhënave që e tregojnë suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja e cila vazhdon të punojë në zbatimin e masave që sigurojnë rritje ekonomike, vende të reja pune, paga më të larta dhe standard më të lartë të jetesës për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat