Firmat shtetërore i ruajnë si sekret emrat e anëtarëve të bordeve drejtuese

Maqedonia

Firmat shtetërore i ruajnë si sekret emrat e anëtarëve të bordeve drejtuese

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:07
Ndër gjetjet kryesore të hulumtimit është niveli mesatar i transparencës dhe llogaridhënies së ndërmarrjeve në pronësi të shtetit,

Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve shtetërore nuk i kanë publikuar emrat e anëtarëve të bordeve drejtuese dhe të atyre mbikëqyrëse, ndërsa asnjë kompani e themeluar nga Qeveria ose komunat nuk publikon informacione për seancat e bordeve të drejtuesve, ka rezultuar hulumtimi “Transparenca dhe Llogaridhënie e Ndërmarrjeve në Pronës të Shtetit ” i Qendrës për Komunikime Civile, shkruan Meta.mk

Ndër gjetjet kryesore të hulumtimit është niveli mesatar i transparencës dhe llogaridhënies së ndërmarrjeve në pronësi të shtetit, gjegjësisht se përmbushja e detyrimeve ligjore dhe standardeve më të mira, është vetëm 28 për qind nga 100 për qind të mundshme.

“Asnjë nga 30 ndërmarrjet më të mëdha shtetërore, të ardhurat e përgjithshme e të cilave, në nivel vjetor, tejkalojnë 700 milionë euro, nuk ka nivel të lartë ose një nivel solid të transparencës (përmbushje të obligimeve mbi 60 për qind).

Janë plotësuar kushtet për shkarkimin e 18 drejtorëve të kompanive publike, gjashtë nga të cilat të krijuara nga Qeveria dhe 12 nga ana e autoriteteve lokale për shkak të mos publikimit të raporteve të punës”, informuan nga qendra për komunikime civile.

Ata shtojnë se në krye të renditjes me nivelin më të lartë të përmbushjes të obligimeve, edhe atë me vetëm 52 për qind është NP për rrugë shtetërore, ndërsa në fund me zero për qind është Sh.A. Qendra Tregtare Qytetit.

Detyrimi për publikimin e detyrueshëm të planeve të prokurimit publik me të gjitha amendamentet dhe plotësimet nuk respektohet nga 67% e ndërmarrjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat