Lëvizja për ajër të pastër nesër bllokadë para deponisë “Drislla” në Shkup

Maqedonia

Lëvizja për ajër të pastër nesër bllokadë para deponisë “Drislla” në Shkup

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:10
Shkup

Lëvizja për ajër të pastër nesër në orën 12:05 para derës së deponisë “Drislla” do të mbajë bllokadë prej 15 minutave.

Sipas tyre “Drislla” potencialisht është emetues më i madh i dioksidit dhe të furanëve.

Ata kërkojnë të ndryshohet Rregullorja për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, në pajtim me normat e BE-së.

Lëvizja për ajër të pastër informon se japin afat prej 15 ditëve për përmbushjen e kërkesave të tyre. Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, paralajmërojnë bllokim të Qytetit të Shkupit dhe dorëzim të padisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat