Deputetët e VMRO-së lëshuan sallën e Kuvendit, sepse Xhaferi po udhëheqë seancën në gjuhën shqipe

Maqedonia

Deputetët e VMRO-së lëshuan sallën e Kuvendit, sepse Xhaferi po udhëheqë seancën në gjuhën shqipe

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:32
Deputetët e VMRO-së

Deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE sot kanë lëshuar sallën e kuvendit ku po mbahej seanca e pyetjeve të deputetëve, vetëm për shkak se kryeparlamentari Xhfaeri po udhëheqë seancën në gjuhën shqipe. 

Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i tha Xhaferit se ashtu siç shkelët Kushtetutën gjatë miratimit të ligjit për gjuhët edhe sot shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. 

"Rregullorja potencon se seancat drejtohen në gjuhën maqedonase. Këtë e bëni në prag të zgjedhjeve për një votë më shumë. Mos i nënçmoni qytetarët dhe mos manipuloni në prag të zgjedhjeve!”, tha Nikolla Micevski.

Nëdrsa kryeparlamentari Xhaferi iu përgjigj duke i theksuar se ka afat për harmonizimin e Rregullores me ligjin për gjuhët. Xhaferi tha se kjo nuk nënkupton se ndërkohë nuk mund të zbatohet ligji i miratuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat