“Target–Fortesa”: Informatori Llazarevski është marrë në pyetje nga mbrojtja e Mijallkovit

Maqedonia

“Target–Fortesa”: Informatori Llazarevski është marrë në pyetje nga mbrojtja e Mijallkovit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:06
Dy të akuzuarit e parë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati në Greqi.

Në gjykatën penale seanca gjyqsore për lëndën e PSP-së Target-Fortesa filloi me marrjen në pyetje të informatorit nga MPB-ja, Gjorgji Llazarevski.

Llazarevski në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa sot seanca filloi me parashtrimin e pyetjeve nga avokati i Mijallkovit, Lupço Shvrgovski.

Në rastin “Target-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Vallerov dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.

Dy të akuzuarit e parë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati në Greqi.

Sipas aktit prokuror, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4286 numra telefonik, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat