Kuvend i Maqedonisë, Xhaferi filloi udhëheqjen e seancave në shqip

Maqedonia

Kuvend i Maqedonisë, Xhaferi filloi udhëheqjen e seancave në shqip

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:24
Talat Xhaferi

Por pas këtij veprimi menjëherë reagoi koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së  Nikolla Micevski I cili tha se me  sjelljet e këtilla spikeri i kuvendit e thyen rregulloren Parlamentit. Sipas nenit 3 të Rregullores së Kuvendit, në punën e Parlamentit  gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe alfabeti cirilik.

"Pikërisht këtu në Kuvenin Republican shpejtuat që të miratoni dhe ta fuqizoni ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe atë me shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Bëtë shkelje të ligjeve, Rregullores së punës së Kuvendit si dhe Kushtetutës. Sot sërish jemi dëshmitarë se si në vigjilje të zgjedhjeve shpejtoni sërish që me shkelje të reja procedurale ta vendosni në funksion ligjin për gjuhët, vetëm për një vote më shumë si dhe për marketing politik. Këtë që po e bëni sot është në kundërshim me nenin tre të Regullores në të cilin thuhet se gjatë punës së Kuvendit gjuhë zyrtare është maqedonistja dhe alfabeti I saj cirilik", tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Në kundërpërgjien e tij  kreu u Kuvendit Talat Xhaferi  edhe një herë potencoi se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar dhe i njejti tani  është  edhe në fuqi.

"Secila punë ka fillimin e saj, dhe rrjedhën poashtu, andaj ne si insittucion  kemi për obligim që ti bëjmë të gjitha përgatitjet. Andaj vërejtjet e juaja  nuk kanë asnjë bazë", tha Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat