Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Katica Janeva u takua me Lubomir Joveskin

Maqedonia

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Katica Janeva u takua me Lubomir Joveskin

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:33
Katica Janeva dhe Lubomir Joveski

Prokurori shtetëror i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski, sot ka mbajtur takim pune me kryeprokuroren speciale Katica Janeva.

“Në takim është folur për kryesisht për mendimin juridik që e ka miratuar Gjykata Supreme në seancë publike gjatë së cilës është konstatuar se PSP nuk ka të drejtë të ngrit akuzë ose të urdhërojë ndalim të procedurës hetimore në periudhën jo më gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të tyre… Në takim janë shqyrtuar gjendjet dhe mundësitë për veprimin e mëtutjeshëm në lidhje me lëndët për të cilat vepron Prokuroria Speciale. 

Në këtë Kontekst, Joveski dhe Janeva janë pajtuar se veprimi për këto lëndë do të vazhdojë sipas dispozitave ligjore pozitive”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike. Në lidhje me vendimin, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot tha se nuk dëshiron nga pozita e ministrit ta komentojë vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Supreme, sipas së të cilit vendim PSP-ja ka mundur të merr lëndë nga Prokuroria e rregullt, vetëm në 18 muajt e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat