Ruskovska konfirmon: Gruevski në Hungari nën shoqërimin e diplomatëve hungarez

Maqedonia

Ruskovska konfirmon: Gruevski në Hungari nën shoqërimin e diplomatëve hungarez

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:59
Gruevski

Prokurorja për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, tha se nuk e ka të qartë se pse Shqipëria nuk i ka dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë për ikjen e Gruevskit.

“Dua të theksoj për publikun se ndihma ligjore ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë është kërkuar në të njëjtën kohë kur është kërkuar ndihmë edhe nga Republika e Malit të Zi. Kolegët nga Mali i Zi kanë dorëzuar të gjitha dëshmitë e kërkuara, ndërsa nuk e kam të qartë se për çfarë arsye përgjegjësi nga Republikën e Shqipërisë nuk kanë ndërmarrë masat e duhura”, tha Ruskovska, transmeton Alsat.

Prokurorja, në pyetje të gazetarëve, konfirmoi se ajo personalisht nga pamjet që vijnë nga Mali i Zi ka parë Gruevskin ashtu edhe siç u raportua në një makinë me dy diplomatë hungarezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat