Deskoska: Asnjë kriminel nuk mund të ngel pa u ndëshkuar

Maqedonia

Deskoska: Asnjë kriminel nuk mund të ngel pa u ndëshkuar

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:06
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot para gazetarëve deklaroi se asnjë kriminel nuk mund të ngel pa u ndëshkuar dhe se nuk mund të kërkohen shkaqe procedurale për procedim kështu apo ashtu me qëllim që të iket nga përgjegjësia.

Ministrja tha se përgjegjësi për ndjekje kriminale duhet të ketë dhe, siç tha, pret që Prokuroria Speciale Publike të vazhdojë me ndjekjet, pa marrë parasysh se si do të jetë qëndrimi i tyre i mëtejshëm.

“Ne jemi dëshmitarë, se që nga formimi i PSP-së, ka pasur përpjekje të përsëritura për të penguar punën e saj”, tha Deskoska.

Këto deklarata ministrja e Drejtësisë i bëri para gazetarëve në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë, sipas të cilës PSP më nuk mund të ngre hetime dhe akuza të reja.

Ajo gjithashtu tha se vendimi i Gjykatë së Lartë nuk është obligues dhe se prokurorët publik mund të vazhdojnë me punën e tyre të deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat