Filipçe: Jemi të përkushtuar në reformat në shëndetësi, Gjermania mbetet partneri ynë strategjik

Maqedonia

Filipçe: Jemi të përkushtuar në reformat në shëndetësi, Gjermania mbetet partneri ynë strategjik

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:15
Venko Filipçe dhe Jens Spahn

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në Berlin realizoi takim me ministrin federal të Shëndetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn.

Në takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy ministrive në më shumë fusha.

Filpçe e falënderoi për bashkëpunimin e deritashëm me më shumë ente shëndetësore nga Gjermani dhe shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi në fushën e ndërrimit të kuadrit mejkësor dhe edukime nga ekspertë, të do të vazhdojnë të vinë në vendin tonë dhe ta trajnojnë kuadrin tonë. Në të njëjtën kohë, Filipçe ceku se mbetemi të përkushuar në reformat në shëndetësi, ndërsa Republika Federale e Gjermanisë edhe më tej mbetet partner strategjik.

Ministri Spahn e përshëndeti taakimin dhe përparimin e Maqedonisë drejt proceseve euroatlanike. Ai theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, me zgjerimine mundësive për investim, zhvillim të turizmit mjekësor dhe ndërrim të kuadrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat