Zaevi paralajmëron hapjen e dokumenteve për të gjitha negociatat e deritashme me Greqinë

Maqedonia

Zaevi paralajmëron hapjen e dokumenteve për të gjitha negociatat e deritashme me Greqinë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:34
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev paralajmëroi se, nëse ekzistojnë mundësi ligjore, do t’u rekomandohet institucioneve përkatëse që të'i deklasifikojnë dokumentet e negociatave për emrin me Greqinë, nga vitit 1992 deri në lidhjen e Marrëveshjes së Prespës.

“Nëse ka mundësi në momentin e duhur i cili nuk do të na krijojë dëme në vend as në marrëdhëniet me Greqinë, personalisht do t’u rekomandoj institucioneve që t’i deklasifikojnë dhe publikojnë të dhënat”, tha Zaevi në përgjigjen e pyetjes së deputetes Nola Isajllovska Starova.

Në pjesën e pasdites të seancës pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, Isajllovska Starova pyeti edhe për atë se çfarë po ndërmerret lidhur me ballafaqimin me korrupsionin, pas publikimit se Maqedonia renditet e 93-ta sipas Indeksit të korrupsionit.

Sipas Zeavit, më e rëndësishme është që të vendosen fillimisht mekanizmat kontrollues. Ai shpreson se të gjithë së bashku me opozitën në Parlament do të përzgjedhin përbërjen e re të Komisionit të Antikorrupsionit dhe rekomandoi që të mos pritet përkrahje për propozimet për anëtarët e Komisionit që janë të afërt me këdo qoftë prej partive.

“Mos prisni që të japim përkrahje  të propozimeve të dikujt që është i afërt me cilëndo qoftë parti. Maqedonia është vend i vogël dhe  gjithçka verifikohet. Jepni  propozime për ekspertë dhe besoj se do të jetë e lehtë që në mënyrë konsensuale të gjejmë personat e duhur. Korrupsioni më i madh vjen nga politika dhe nga institucionet publike. Kështu ka qenë në të kaluarën kështu është edhe tani, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Nëse duam që ta rregullojmë shtetin, duhet sinqerisht të vendosim fillimisht mekanizmat kontrollues”, tha Zaevi.

Ai i bëri apel opozitës që së bashku të bëjnë përzgjedhjen e drejtorit të Entit Shtetëror për Revizion, si edhe të të gjitha organeve të tjera rregullatore, që, siç theksoi, duhet të jenë të pavarur dhe nuk duhet që të zgjidhen politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat